BDI përkrah përmisimin e kushteve dhe legjislativës për qasje të personave me pengesa

Shefi i shtabit qëndror pranë Bashkimit Demokratik për Integrim z. Fatmir Besimi i shoqëruar nga Pishtar Lutfiu, koordinatori i projekteve pranë QAHP “Abdilaqim Ademi”, në zyrat e NDI, u takuan me Aleksandra Krsteska dhe Lidija Zafirovska, përfaqësuese pranë Institutit Demokratik Ndërkombëtar – NDI, ku patën një bashkëbisedim me Kryetaren e Shoqatës për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive, Inkluziva, znj. Blagica Dimitrovska.

Marketing

Në takim u diskutua për të drejtat dhe nevojat e personave me pengesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku ne si parti politike, jepim mbështetje të pa rezervë në iniciativat e tilla, si dhe njoftuam përfaqesuesit e Inkluziva për programin e BDI-së dhe kujdesin ndaj personave me pengesa.

Në takim u siguruan se BDI jep përkrahjen maksimale në përmisimin e kushteve dhe legjislativës për qasje të personave me pengesa në procesin politik dhe jetën shoqërore.