Opinioni duhet ta dijë të vërtetën për rastin Blerim Ramadani. BDI-ja u përpoq që përmes instalimeve të saj në gjyqësor të shkaktonte përkeqësim të marrëdhënieve me Kosovën, gjë që duhej të rezultonte me tensione në Maqedoninë e Veriut.
Fatmirësisht Blerim Ramadani e ka lexuar me kohë skenarin e tyre. Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit. Janë tri akte gjyqësore që vërtetojnë se BDI-ja ka punuar fillimisht që të mos caktohet masa e arrestit shtëpiak, pastaj ajo të anulohet dhe Blerim Ramadani fillimisht të kthehet në burgun hetimor, e më pas të ekstradohet në Serbi.
Plani i BDI-së ishte ta përdorte këtë për retorikë nxitëse për të krijuar një revoltë te shqiptarët dhe për të akuzuar koalicionin VLEN.
Është e qartë se kjo kryesi e kriminalizuar e BDI-së nuk ka më asgjë të shenjtë. As kauza e UÇK-së, as vepra e luftëtarëve, të gjallë e dëshmorë, as Marrëveshja e Ohrit. Duke u përpjekur të shpëtojnë nga përgjegjësia penale dhe të ruajnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, ata janë gati për çdo gjë! Edhe të sakrifikojnë Blerim Ramadanin për të shkaktuar tensione.