BDI përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë.

Marketing

BDI vlerëson se ky është suksesi i madh i vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet.

Maqedonia e Veriut deri më tani shpesh herë e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe udhëheqjes demokratike, i realizon qëllimet e veta si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, thuhet në kumtesën e BDI-së.