Ballina Lajme Maqedoni BDI po shqyrton protestat, Bekteshi: Shfuqizimi i “balancuesit” mund të shkaktojë tensione

BDI po shqyrton protestat, Bekteshi: Shfuqizimi i “balancuesit” mund të shkaktojë tensione

“BDI-ja pret rritjen e tensioneve pas shfuqizimit të “balancuesit”, deklaroi ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Marketing

Ai thotë se ende janë duke vazhduar bisedimet për nisjen e protestave tashmë të paralajmëruara.

Sipas tij, Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta mbështesin vetëm nëse garanton të drejtat e të gjithë bashkësive.

“Mendoj se kjo qeveri bën aq skandale kurse qytetarët duhet të protestojnë për cdo ditë. Jo vetëm të BDI-së, gjithë qytetarët, kanë harxhime më të mëdha jetësore. Asgjë nuk funksionon. Mendoj se veprimet e Mickoskit dhe të VLEN-it çojnë drejt destabilizimit dhe ata vet duan destabilizmin. BDI-ja, Ahmeti dhe Kryesia partiake qartë e thamë se vendit nuk i duhet destabilizimi, por bisedime dhe dialog ku të gjithë do të jenë të barabartë në këtë shtet”, tha Bekteshi.

Bekteshi nuk ka dashur ta komentojë arsyetimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, lidhur me shfuqizimin e “balancuesit”, pasi sipas tij, ai në këtë pozitë ka ardhur si propozim I ish-Presidentit, Gjorge Ivanov dhe se ndikon negativisht në raportet ndëretnike në vend.

“Është si propozim I ish-Presidentit Ivanov dhe është emëruar gjykatës kushtetues në kohën e tij. Nuk dua ta komentoj për shkak se ndikon negativisht në raportet ndëretnike. Gjykatësit Kushtetues duhet të kenë kujdes kur I miratojnë vendimet e këtilla që janë të ndjeshme dhe nuk e çojnë vendin përpara por e kthejnë prapa, para Marrëveshjes së Ohrit” – tha Bekteshi.

Lidhur me ligji për përfaqësim të drejtë që paralajmërohet nga VLEN, si zëvendësim për “balancuesin”, Bekteshi thotë se do të mbështesin zgjidhjen që do të siguronte përfaqësim të barabartë nëpër institucione për të gjithë bashkësitë etnike.

Marketing
Exit mobile version