Ballina Aktuale Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin...

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa nga partneri i koalicionit në qeveri “VLEN” se ligji i ri tashmë është duke u përgatitur dhe debat publik që do të organizohet nga java e ardhshme.

Marketing

Kryeministri Hristijan Mickoski dje, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me shpalljet e Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë pas shfuqizimit të “balancuesit”, tha se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Lidhur me BDI-në, Mickoski theksoi se në mbledhjen e qeverisë vitin e kaluar anëtarët e BDI-së kanë miratuar strategjinë për reformën e administratës publike, në të cilën, siç ka theksuar, qartë thuhet se do të ketë fshirje të “balancuesit”.

Marketing
Exit mobile version