BDI porosi Taravarit: Po të rikthehen kompetencat, shpresojmë të respektosh ligjin

Pas marrjes së detyrës si Kryetar komune, ndërmorre vendim joligjor për të shkarkuar drejtorët e ligjshëm dhe njëkohësisht emërove në mënyrë joligjore drejtorët e partisë tënde.

Marketing

Si pasojë e revanshizmit shkaktove gjendje kaotike në arsim dhe marrja e kompetencave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – MASH, për nëntë muaj u rikthye rendi ligjor dhe funksionimi i normalizuar i procesit edukativ dhe arsimor në shkollat publike fillore dhe të mesme në komunën e Gostivarit.

Tani pas 9 muajve, po të kthehen kompetencat dhe shpresojmë dhe besojmë që të respektosh ligjin dhe veprimet e tua të mos bien në ndessh me rregullat ligjore, me qëllim që arsimi në komunën e Gostivarit të mos rikthehet në gjendje kaotike si në fillim të mandatit tuaj.

Depolitizimi i arsimit, profesionalizmi, ligji dhe funksionimi normal i procesit edukativ dhe arsimor janë vlera jetike, dhe kur bëhet fjalë për këtë dimension kaq të ndjeshëm shoqëror, nuk do të lejohet asnjë veprim në kundërshtim me ligjin.
Me respekt:
BDI – Dega Gostivar

Marketing