Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deri më tani për vite me radhë Qeveria ka treguar kujdes të madh ndaj arsimit, si një sektor tejet i rëndësishëm i shoqërisë tonë.
Refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10% të pagave nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) si dhe metodologjia për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve.
Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SBASHK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor, pasi që e drejta për arsimim e secilit fëmijë është e garantuar edhe me Kushtetutë.
Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor.
Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të kthehen në bankat e shkollës dhe të vazhdojnë mësimin dhe gjithashtu apelon deri tek SBASHK-u që të vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e zgjidhjes dhe mos të lejohet që bojkoti i mësimit të ndikojë në procesin arsimor.