BDI: Rrethoni numrin 3 për të ardhme të sigurt

Sot është dita e fundit e fushatës, para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 31 tetor. Edhe sot do të na dëgjoni neve, politikanët, kandidatët për kryetarë komunash dhe partitë politike, ndërsa nga nesër Ju e keni fjalën, zëri Juaj e ka radhën: të mendoni, të vlerësoni dhe të dielën zërin tuaj do ta dëgjojmë ne.

Marketing

Dhe kjo është e mira, prandaj ky është përfitimi më i madh i demokracisë. Mundësia që me votën tuaj të vendosni edhe për atë se kush do ta udhëheqë pushtetin lokal, kush do të jenë kryetarët e komunave që do t’iu udhëheqin gjatë katër viteve të ardhshme.
Të nderuar,

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditëve të kaluar zhvilloi një fushatë të gjerë, informative dhe garuese në të cilën qytetarët u njoftuan me platformën zgjedhore që për bazë ka Agjendën e blertë.

Për ne, BDI, këto janë zgjedhjet më të suksesshme. Pavarësisht rezultatit të mirë, ne jemi krenarë që Agjenda e blertë është imponuar si narrativë i obligueshëm politik i gjithë shoqërisë.

Qytetarët duhet ta dinë se të Dielën, më 31 Tetor, duhet të zgjedhin në mes të një koalicioni që ka një ofertë dhe koncept të qartë nga njëra anë dhe një koalicioni ende të pakuptueshëm me një synim të paqartë ideologjik dhe politik nga ana tjetër. Ne dhe koalicioni ynë i gjerë kemi një ofertë të qartë, që është zgjedhje e mirë, një zgjedhje që jep garancë për Agjendën e blertë dhe zhvillimin e komunave. Gjatë katër viteve të fundit, ne kemi parë se çfarë do të thotë zhvillimi i barabartë në të gjithë vendin.

Andaj, të Dielën e 31 Tetorit, dilni masovikisht dhe votoni për një të ardhme më të mirë. Rrethoni numrin 3, sepse vota për kandidatët e BDI-së është votë për të ardhmen, votë për një standard më të mirë për të gjithë qytetarët.