BDI: Rritëm përfaqësimin e shqiptarëve dhe përmirësuam shërbimet në Dogana (VIDEO)

Konferencë për shtyp e Irfan Bucit:

Marketing

Përshëndetje të pranishëm

Të nderuara përfaqesues të mediave,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një nga shtyllat bazë të demokracisë është edhe llogaridhënia, kjo është
arsyeja kryesore e kësaj pres konference .

Që në fillim të mandatit kemi premtuar se do të jemi transparent dhe të
hapur si edhe në shërbim të qytetarëve dhe te jemi sa më afër tyre si
institucion.
Këtë e kemi bërë vazhdimisht ndërsa sot do të prezantojmë të dhëna
konkrete për të arriturat gjatë punës së Drejtorisë së doganave të
Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Po fillojmë me radhë :

Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe përveç përfaqësimit të
përgjithshëm të drejtë dhe adekuat, janë bërë përpjekje maksimale dhe
jane arritur rezultate konkrete në përfaqësimin e shqiptarëve në nivel
vertikal dhe horizontal në këtë institucion. Gjithashtu duke pasur
parasysh gjithnjë edhe përfaqësimin e femrës shqiptare në pozicionet
udhëheqëse ku për momentin udhëheqin 4 pozicione të larta në Drejtorinë
e doganave .
Nga gjithsej 9 ndihmës drejtorë qe numëron Drejtoria e doganave, kuadro
shqiptarë janë të përfaqësuar me dy ndihmës drejtor. Me lejoni të
përmend pozitën e atë Ndihmës drejtorittë Sektorit juridik dhe
Ndihmës drejtorin e Sektorit për përgjegjësi profesionale (kontrollit të
brendshëm). Gjithashtu, në pozicionet e krye shefave të kunderzbulimit
dhe Departamentin e masave jotarifore, në këtë mandate janë udhëhequr
nga kuadro shqiptarë.

Përveç këtyre do të përmendim qe kemi arritur që të emërojmë kuadër
shqiptarë në Njësinë rajonale të doganës Kumanovë si drejtor regjional.
Në përbërje të kësaj njësie rajonale nga kuadro shqiptare udhëhiqet
Njësia doganore për udhëtarë në vendkalimi kufitar Tabanoc, gjithashtu
edhe me hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc arritëm që të emërojmë
Shef kuadër shqiptarë.

Në njësinë rajonale të Shkupit kuadro shqiptare udhëheqin me 5 njësi
doganore edhe atë me Njësinë doganore Terminali “Shkupi 3”, Njësinë
doganore Posta Shkup, njësinë doganore “Kargo terminali” Aeroporti i
Shkupit, Njësinë doganore terminali Tetovë, si dhe Njësinë doganore
Terminali Bllacë .

Në kuadër të njësisë rajonale të Manastirit, njësia doganore e
aeroportit te Ohrit dhe me njësia doganore e vendkalimit kufitar
Bllatë-Diber, udhëhiqen nga kuadër shqiptar dhe atë që të dyja këto
njësi udhëhiqen nga femra shqiptare.

Vlen po ashtu të theksohet se ne pikat kufitare ne Maqedoninë
veri-perëndimore janë te emëruar mbi 15 shefa te nderimeve shqiptar .

Pa dyshim të gjitha këtyre shifrave kur i shtojmë edhe numrin prej 60
doganierëve te rinoje të cilët u pranuan gjatë këtyre 2 viteve, e që
paraqet rezultat I angazhimeve tona permanente për rritjen e
përfaqësimit te shqiptarëve në institucionet shtetërore . Në këtë mënyrë
përfaqësimi i shqiptarëve në Drejtorinë e doganave të RMV ka arritur
rreth 20%. Ose me sakte rreth 218 doganierë shqiptarë .

Kur jemi këtu nuk duhet harruar shërbimi profesional që u ofrohet në
pikat doganore udhëtarëve e në veçanti mërgimtarëve për të cilët kemi
qenë në dispozicion , jo vetëm që te shërbehen sa më mirë por edhe të
lehtësojmë qarkullimin e lirë të tyre. Kjo ka qenë arsyeja që të gjitha
materialet doganore që sqarojnë procedurat dhe të drejtat e udhëtarëve
të jenë edhe në gjuhën shqipe, posaçërisht në edukimin dhe informimin sa
i përket bartjes së mjeteve devizore që udhëtarët i bartin me vete, kjo
ndikoi që gjat viteve të fundit nuk është ngritur as një procedure
kundervajtese të kësaj natyre ndaj mërgimtareve.

Gjithashtu bëjmë përpjekje te vazhdueshme në luftën e pa kompromis
kundër korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale të doganierëve. Në
vazhdën e këtyre masave disiplinore janë shqiptuar masa e dënimit
material, suspendimi si dhe përjashtimi nga puna të doganierëve për
keqpërdorim të detyrës.

Drejtoria e doganave gjatë kësaj periudhe ka aplikuar sistemin e ri
elektronik për përpunimin e deklaratave doganore (që paraqet sistem të
avancuar të punës pa letër), dhe kjo paraqet një procedurë të lehtësuar
për të gjithë afaristët .

Drejtoria e doganave është shumë e hapur me qytetarët andaj sot
shfrytëzoj rastin që të ju drejtohem qytetarëve që janë te mirëseardhur
për çdo nevojë që kanë në drejtorinë e doganave. Qytetarët mund të
luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve me ofrimin
e informatave që ata i posedojnë.

Të nderuar ju falënderoj për kohen që ndatë bashkë me ne dhe për
besimin që keni ndaj nesh. Me përkrahje reciproke së bashku do të
vazhdojmë përsëri drejt vizionit tonë për një të ardhme më te mire dhe
një jetë më cilësore. Aktivitetet tona kanë qen të një numri të madh por
ne nuk kemi mbaruar këtu, së bashku kemi për të bërë edhe më tepër.

Irfan Buçi, Zv/drejtor i doganësPress konferencë

Publiée par Aktuale sur Mercredi 4 mars 2020