



Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale ka shënuar një rezultat historik edhe në nivel të qytetit të Shkupit.
Me 26343 vota për këshullin e qytetit të Shkupit e bën forcë të tretë, pa të cilën vështirë se do të mund të krijohet shumicë në këshill.
Bartësi i listës për këshilltarë Ardijan Muça dëshmoi se uniteti puna dhe përkushtimi janë një ndër arsyet kryesore se populli din të vëerësojë kuadrin cilësor.
Shifrat e arritura në këto zgjedhje për këshillin e qytetit janë tregues se nëse shqiptarët bashkohen, pa votën dhe pa pëlqimin e tyre nuk mund të bëhet asnjë projekt.
Ulëset në Këshillin e Shkupit do të jenë siç vijon më poshtë:
VMRO-DPMNE- 17 këshilltarë
LSDM – 12 këshilltarë
BDI – 6 këshilltarë
E majta – 4 këshilltarë
Të vendosur për ndryshime – 2 këshilltarë
ASH-AAA – 2 këshilltarë
Dragana Vellkovska – 2 këshilltarë