BDI: S’ka zgjidhje për statusin e ish UÇK-së

Nuk pritet zgjidhje juridike për statusin e ish UÇK-së. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti, në Programin 200 në Alsat tha se BDI-ja nuk ka dorëzuar nismë ligjore në kuvend pasi nuk ka pasur mbështetje nga partitë maqedonase.

Marketing

“Ka pasur një tentativë më herët por i dimë rrethanat se si është funksionimi i kuvendit dhe nëse do të dorëzoj një ligj i tillë në bazë të konstalacionit të forcave që sot janë në kuvend ai ligj do të bllokohej menjëherë me amendamente dhe do ta pamundësonte sjelljen e një ligji të tillë dhe do të bëhej vetëm një element për të krijuar përplasje dhe për të krijuar fërkime, debate të cilat janë të pakëndshme dhe janë pa rezultat”

Tani a është koha të propozohet një ligj i tillë?

“Duhet të analizohet në kuadër të organeve, në kuadër të departamenteve, për të pa rëndësinë dhe momentin për ta kaluar atë” .