BDI: Talat Xhaferi nga 28 janari 2024 Kryeministër Shqiptar në RMV

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, Bashkimi Demokratik Zgjedhor, ka vendosur që kandidati për Kryeministër Shqiptar të jetë Kryeparlamentari aktual, Talat Xhaferi. Për shef të shtabit zgjedhor është zgjedhur Fatmir Besimi. Mandati I Kryeministrit shqiptar nis në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Marketing

Lajmi është bërë I ditur në profilin zyrtar të Nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmanit.

“Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim
Rendi ditës:
1. Zhvillimet Politike në vend
2. Parapërgaditjet për zgjedhjet
3. Zgjedhjet brendapartiake
4. Të ndryshme
Vendimet:
1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi
3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi
4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, thuhet në njoftimin e Bujar Osamnit./