Aleanca për Shqiptarët akuzoi BDI-në për fushatë parazgjedhore. Arben Taravari, sekretar gjeneral i ASH-së, thotë se partia e Ahmetit ka filluar të bëj mobing, presion dhe hakmarrje politike ndaj nëpunësve shtetërorë që nuk ndajnë bindjen e njëjte politike më integristët.
E nga BDI thonë se Taravari po ndjen humbjen në zgjedhjet lokale e po mundohet të mbulojë dështimet në qeverisjen e tij me Gostivarin.
“Kandidati i VMRO DPMNE-së për komunën e Gostivarit, Arben Taravari, po ndjen simptomat e humbjes. Ai bën mire të zgjidh problemin me mbeturinat ngulfatëse, qentë vrasës endacak, trafikun e stërngarkuar, mungesën e parkingjeve dhe të braktis agjendën partiake me shpifje e propagandë për të mbuluar dështimet masive në Gostivar”, thonë nga BDI.
Zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe këshilltarë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërsa fushata parazgjedhore fillon 20 ditë para datës së zgjedhjeve.