BDI – Tetovë: Kasami dhe klani i tij janë shndërruar në mafi urbane!

Konferenca e plotë:

Marketing

“Të nderuar përfaqësues të mediumeve, Të nderuar qytetarë

U bënë 6 muaj që kur Bulevardi “Bllagoja Toska” u lëshua në përdorim pa pëlqim nga Sektori i Punëve të Brendshme dhe pa respektuar dokumentacionin dhe procedurat e parapara me ligj.

Sipas rregullores së komunikacionit, çdo rrugë ku ndryshon regjimi i trafikut, duhet të inspektohet dhe të merret leje nga institucionet kompetente, që në këtë rast është SPB Tetovë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë Komuna e Tetovës pasi që atyre nuk u intereson fare për sigurinë e qytetarëve dhe bulevardi u lëshua në përdorim pa respektuar procedurat. Si pasojë e kësaj, numri i aksidenteve në këtë udhëkryq të “B.Toskës” me rrugën “29 Nëntori” sa shkon e rritet.

Qytetarët janë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ndërmerr asgjë për të rregulluar komunikacionin, gjegjësisht të vendos semaforë ose rrethrrotullim. Kjo dëshmon që kjo udhëheqësi është e gatshme të bëj çmos vetëm për të përfituar poenë politik, duke mos kursyer as sigurinë e qytetarëve.
Edhe sa aksidente duhet të ndodhin që të ndërmerret diçka? A duhet dikush të humb jetën e më pas të zgjoheni nga gjumi? I bëjmë apel Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe klanit të tij, që janë shndërruar në MAFI urbane, fokusin ta kthejnë nga siguria e qytetarëve dhe të ndërmarrin masa urgjentisht për rregullimin e komunikacionit ashtu siç është e paraparë me rregullore të komunikacionit.
Jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se politika dhe banesat që po i ndërtoni!”

Qendra për komunikim me media
BDI – Dega Tetovë

Marketing