BDI uron Pashkët për të gjithë të krishterët ortodoksë dhe katolikë

Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.

Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores së dritës mbi errësirën.

Është një ditë që na bashkon rreth vlerave universale të dashurisë, solidaritetit dhe faljes.

Në frymën e bashkëjetesës, BDI shpreh respekt për të gjitha komunitetet e krishtera në vendin tonë, të cilat janë pjesë e pandashme e shtetit tonë multietnik.

Ju urojmë një festë të qetë dhe të bekuar, të mbushur me gëzim shpirtëror, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja.

Marketing