BDI uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje të thellë për rolin e tyre jetik ndër shekuj për ruajtjen e përjetësisë së indit tonë kombëtar dhe trasimin e rrugës së përparimit përmes edukimit të brezave.

Marketing

Duke rikujtuar çastin historik të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë, le të reflektojmë mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit dhe të tre universiteteve tona në gjuhën shqipe, që më parë nuk mund të paramendohej.

Arsimimi në gjuhën tonë amtare, ka qenë i ndjekur nga sfida të panumërta, nga kundërshtime banale regjimesh, por në fund ia arritëm të ngadhënjejmë dhe në ballë të këtij misioni gjithmonë kanë qëndruar mësuesit dhe mësueset tona.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të mësimdhënësve duke krijuar në vazhdimësi kushte bashkëkohore për proces cilësor edukativo – arsimor, duke u përkujdesur edhe për vlerësimin e duhur shoqëror dhe ekonomik të misionit të mësuesisë.