Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton rëndësinë historike të vendimit që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nesër. Ky vendim është thelbësor për mbrojtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, një shtyllë themelore e barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë multietnik, si dhe për ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.
BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe do të vazhdojë angazhimin e saj pa lëkundje, pavarësisht sfidave apo temave të tjera që mund të shfaqen.
Çështjet që prekin të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve janë përtej çdo përpjekjeje tjetër dhe kërkojnë përkushtim të plotë dhe fokus të pandërprerë.
Ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe institucionet që të mbështesin ruajtjen e këtyre arritjeve, duke mos lejuar që përpjekjet për drejtësi dhe barazi të dëmtohen.