Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani nga selia e BDI-së, ka njoftuar se Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i adoptojë aktivitetet apo tubime me qytetarët, konform situatës, për shkak të koronavirusit.
Kjo masë vjen se tashmë në Maqedoni të Veriut është verifikuar rasti i parë me koronavirus.
Osmani i ka ftuar edhe partitë tjera që mos ti realizojnë tubimet.
“Njëkohësisht i ftoj edhe partitë tjera, që ti kufizojnë aktivitetet me qëllim që mos ti rrezikojmë qytetarët”, tha Osmani. https://m.facebook.com/nsheshmk/videos/783934035467341/?locale2=de_DE