Me afrimin e datës zyrtare për s fillimin fushatës për Referendumin e 30 shtatorit , Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Dibër vendosi që për shef shtabi komunal për fushatën e Referendumit në Dibër të jetë sekretari i degës së BDI-Dibër njëherit edhe drejtor i SHMK “28 Nëntori”, z. Ramadan Imeri.
Ramadan Imeri me sukses në vitin 2017 udhëhoqi fushatën e shtabit Komunal në Dibër për Zgjedhjet Lokale, ku BDI fitoi Komunën e Dibrës dhe për kryetar u zgjodh kryetari aktual, z.Ruzhdi Lata.