BDI:Rezoluta për zhvillim dhe vende pune

Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim konstaton të arriturat e derisotme në drejtim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe vlerëson që pas plotësimit të synimeve për liri dhe barazi, politikat tona të reja për integrim konsensual për një shoqëri kohezive, për veting të tërësishëm dhe ndërtimin e masave për jetesë cilësore nëpërmjet të përafrimit të standardeve, do të përqëndrohemi me tërë potencialin tonë në sigurimin e mundësivë të zhvillimit, hapjen e vendeve të reja të të punës dhe avancim të mirëqenies.

Marketing

Kongresi gjithashtu konfirmon konzistencën e politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe realizimin e deritanishëm të tyre, prandaj dhe nuk ka asnjë dilemë në realizimin edhe të këtij synimi që arrihet me rritje ekonomike të shpejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse si model i zhvillimit ekonomik për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe hap perspektiva për një nivel më të lartë të mirëqenies.

Bashkimi Demokratik për Integrim synon arritjen e standardit të jetësës të vendeve evropiane. Me një rritje ekonomike mesatare prej 4% deri 5% në nivel vjetor brenda një dekade, standardi i jetesës matur sipas bruto prodhimit të brendshëm për krye banori do të përmirësohet mbi 60%, gjegjësisht nga niveli aktual prej 37% të mesatares së BE-së, standardi jetësor do të arrijë në 55% të mesatarës evropiane duke llogaritur edhe rritjen e BE-së për një dekadë.

Vazhdojmë të jemi për ekonomi të fortë dhe stabile e cila arrihet me stabilitet makroekonomik dhe politika për rritje ekonomike të bazuara në ekonominë e tregut të lire dhe të hapur. Jemi për buxhet stabil me deficit më pak se 3% të PBB, borxh të jashtëm që nuk kalon 60% të PBB. Politika fiskale që inkurajojnë investime, politika industriale dhe ekonomike që përkrahin konkurrueshmërinë vendase, si politika sociale dhe mundësojnë qasje më të mirë për kategoritë e ndijshme të shoqërisë.

Vijojmë përforcimin edhe më të madh të besueshmërisë dhe efikasitetit të institucioneve që do të mundësojnë biznes klimë të përshtatshme për sektorin privat dhe investime të reja.

Kongresi thekson nevojën e përforcimit të kushteve për biznes të shkathët dhe konkurrues që do të arrihet nëpërmjet novacioneve, nxitjes së afarizmit, iniciativës private dhe investimeve. Reformat në sektorin privat të fokusohen në disa aspekte më të ndjeshme ekonomike si: tregëtia dhe integrimi në zinxhirin e vlerave globale, ngritja e aftësive konkurruese të biznesit nëpërmjet afarizmit, novacioneve dhe teknologjive të reja, si dhe përmirësimi i qasjes në financa për bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Globalizmi dhe zhvillimi teknologjik bëjnë ekonominë globale gjithnjë e më komplekse dhe kjo ndikon që kapitali njerëzor të jetë edhe më i rëndësishëm për rritje ekonomike të shpejtë, të qëndrushme dhe gjithëpërfshirëse. Kapitali njerëzor cilësor i cili shpejt përshtatet në ndryshimet e tregut bën ekonominë më konkurruese, zvogëlon papunësinë, varfërinë dhe dallimet sociale. Politikat për avancimin e kapitalit njerëzor do të orientohen në rritje të cilësisë se arsimit dhe trajnimeve gjatë gjithë jetës, heqja e barrierave dhe rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, si dhe kujdesi shëndetësor për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Modernizimi i arsimit do të i përfshijë të gjitha ciklet e sistemit arsimor duke filluar nga përkujdesja dhe edukimi parashkollor dhe shkollimi fillor me qasje dhe standadre të barabarta për te gjithë femijët dhe me kurikula që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe dashurinë ndaj shkencës, shoqërisë të pasuruar me vlera të larta etike dhe morale. Shkollim të mesëm cilësor të gjimnazit si bazë e fortë për studimet universitare dhe shkollim i mesëm profesional (trevjeçar) duke mundesuar edhe edukimin dual me punë praktike. Ngritjen e standardit dhe cilësisë të studimeve universitare sipas trendeve globale për të qenë më konkurrues, duke promovuar optimizimin e kapaciteteve universitare dhe disajnim të financimit që nxit cilësinë dhe rregullative që garantojnë standard të larta, por edhe modele për të garantuar financim dhe qasje pa kompensim për studentët e talentuar.

Promovojmë ekonominë dixhitale duke implementuar Axhenda dixhitale e promovuar në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Investim në ‘Broandband’; rritje e sigurisë dhe besueshmërisë në internet, dixhitalizim i industrisë; forcim i ekonomisë dhe shoqërisë digjitale; dhe nxitje e kërkimit shkencor dhe novacionit.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të përkrahë investimet për energji të qëndrueshmë dhe liberalizim të sektorit energjetik, në bazë të direktivave të Bashkësisë Evropiane dhe parimeve të ekonomisë së tregut. Energjia është një nga resurset kryesore të zhvillimit ekonomik dhe e një standardi më të mire të jetesës. Do të rritet efikasiteti energjetik dhe përdorimi i resurseve ripërtrirëse energjetike, energjia e diellit, erës, ujit dhe bioenergji me qëllim që të ruajmë ambientin e jetesës.

Frymëzojmë integrimin e diasporës në ekonominë e vendit sepse ajo paraqet një potencial të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, ndërsa integrimi ekonomik rajonal, evropian dhe global do të ndihmojnë krijimin e tregjeve të reja duke krijuar politika të liberalizimit ekonomik dhe ndërtimit të projekteve strategjike të infrastrukturës së transportit, energjetikës dhe komunikimit informatik në korridorin tetë dhe dhjetë, si dhe lidhjes me vendet fqinje.

Vlerësojmë nevojën për përfshirje dhe kohezion nëpërmjet të qasjes së barabartë në financat publike, zhvillimit lokal dhe rajonal të balancuar, si dhe barazisë sociale, duke mundësuar arsim dhe shëndetësi cilësore për të gjithë, por edhe zhvillim të sportit dhe kulturës që do të mundësojë kohezion ekonomik, social dhe territorial. Gjithashtu, zvogëlimi i papunësisë, duke hapur vende të reja të punës sidomos për rininë dhe lufta kundër varfërisë do të mundësojë rritje përfshirëse ashtu që benefitet e zhvillimit ekonomik t’i ndiejnë të gjithë.

Prioritetet programore të Kongresit në drejtim të rritjes ekonomike dhe ofertës së shtuar për vende pune për të gjithë do të mundësojnë mirëqenie shoqërore dhe përafrim të standardeve jetësore të vendit tonë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim do të zhvillohen dhe implementohen politika për përshpejtim të rritjes ekonomike si dhe politika të duhura sociale për të parandaluar dhe balansuar pabarazitë dhe eliminuar përjashtimin që mund të krijohen nga forcat e tregut dhe përfundimisht te gjithë të ndjejnë të mirat e zhvillimit dhe përparimit socio-ekonomik dhe shoqëror