BDI:“Shpicen komandanti” i madh Mickoski të përgjigjet: A ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë?

“Shpicen komandanti” i madh Mickoski me uniformë të maskuar dhe me kallashnikov të zbrazur në një foto të dhënies së betimit para grave dhe fëmijëve, i shmanget përgjigjes së pyetjes konkrete: A u ka dhënë urdhër të qartë, të rreptë dhe të prerë kryetarëve të tij të komunave që të mos bashkëpunojnë me shqiptarë, të mos lëshojnë leje ndërtimi për kompanitë në pronësi të shqiptarëve dhe të mos legalizohen shtëpitë e shqiptarëve edhe pse i përmbushin kushtet ligjore.

Marketing

“Shpicen komandanti” i madh Mickoski nga pozicioni i opozitës prodhoi më shumë skandale korrupsioni se sa kishte VMRO-ja kur ishte në pushtet.

“Shpicen komandanti” u kap me duart në mjaltë siç do të thoshte kryetarja e tij e komunës Danella Arsovska.

Por, shqetësimi ynë më i madh është akoma antishqiptarizmi në VMRO DPMNE, që lidershipi i mëparshëm i VMRO-së e tejkaloi, por Mickoski e riktheu në derë të madhe, me protestat kundër gjuhës shqipe, kundër shqiptarit kryetar të Kuvendit, me 27 prillin, me nxitjen e mostolerancës ndëretnike dhe me gënjeshtrat e tij të përditshme kundër shqiptarëve në pozita të larta.

Ai është në një garë të vdekur për antishqiptarizëm me Apasievin, i cili tashmë e ka tejkaluar me rejting.

Prandaj, kapacitetet e tij koalicionuese janë ZERO dhe tashmë tre herë gënjen anëtarët e tij se ka 61 deputetë, turpërohet para anëtarëve të tij dhe gjithë publikut përgjatë korridoreve të Kuvendit.

Marketing