BE dhe NATO: Hapat e ardhshëm do ta përcaktojnë fatin e gjeneratave të ardhshme

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot dhanë komunikatë të përbashkët me rastin e referendumit në Maqedoni.

Marketing

Ata përsërisin se Marrëveshja me Athinën krijoi mundësi historike që Maqedonia t’i bashkëngjitet bashkësisë transatlantike si anëtare e plotëfuqishme.

“Kjo do ta ndryshonte jetën e njerëzve në vend dhe të fëmijëve të tyre drejtë përmirësimit”, thonë Tusk dhe Stoltenberg.

Ata shtojnë se në referendumin e djeshëm konsultativ shumica e tyre të cilët votuan e mbështetën pikërisht këtë rrugë.

“Tani është në duart e politikanëve në Shkup që të vendosin për rrugën e mëtutjeshme. Vendimet të cilat do t’i sjellin në ditët dhe javët në vijim do ta përcaktojnë fatin e vendit të tyre dhe popullit të tyre për shumë gjenerata. I inkurajojmë që ta shfrytëzojnë këtë rast historik”, njoftojnë BE dhe NATO.

Marketing