BE diskuton për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë gjatë të hënës rreth zhvillimeve të fundit në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ecurisë së procesit të integrimit.

Marketing

Mali i Zi dhe Serbia do të hapin kapituj të rinj të negocimit ndërsa iu është premtuar anëtarësimi në BE deri në vitin 2025.

Do të jetë kapitulli i 32-të i hapur për Malin e Zi ndërsa Serbia deri tani ka hapur 14 kapituj nga 35 gjithsej. Shqipëria pret hapjen e negociatave nga shtetet anëtare në mbledhjen e Qershorit, por ende nuk ka rezultatet bindëse në pesë prioritetet e vëna një vit më parë. Krahas ndëshkimit konkret të zyrtarëve të larte nga BE kërkohet miratimi me konsensus i reformës zgjedhore deri para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Mungesa e dialogut politik dhe mos realizimi në kohë i reformave mund të rrezikojë vendimmarrjen për negociatat.