BE: Do të japim 230 milion euro për të luftuar koronavirusin

Tashmë që koronavirusi është shndërruar në kërcënim serioz për Europën, Bashkimi Europian premtoi se do të financojë 230 milion euro për të ndihmuar luftën kundër virusit të rrezikshëm.
Në një konferencë për shtyp, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou, njoftuan se do të japin 230 milion euro për “luftën globale” kundër virusit.

Marketing

Nga këto, 114 milion euro do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetit, pas thirrjes për gatishmëri globale, 15 milion për të mbështetur vendet partnere, 100 milion për financimin e kërkimit dhe zhvillimin e vaksinave kundër viurisit, ndërsa 3 milion euro do të jepen për të mbështetur përpjekjet e shteteve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve.

Ndërkohë, Komisionerët këmbëngulën se nuk do të ketë kufizimi të vendosura në udhëtime apo tregti. Ky lajm vjen pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që po përballet me një situatë emergjente, ku deri më tani janë regjistruar të paktën 6 viktima.