BE-ja do të blejë edhe 100 milionë vaksina anti-COVID këtë vit

Kompania farmaceutike BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ka thënë se ata do të sigurojnë 100 milionë doza të tjera të vaksinës së tyre anti-COVID në Bashkimin Evropian këtë vit, njofton AP.

Të dy kompanitë kanë thënë të hënën se Komisioni ekzekutiv i grupit prej 27 vendesh ushtroi një mundësi për të blerë doza shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinave për t’u shpërndarë në BE në vitin 2021 në 600 milionë.

Njoftimi ofron një nxitje shumë të nevojshme për shpërndarjen e ngadaltë dhe shumë të kritikuar të vaksinave të BE-së.

Marketing

Sean Marett, zyrtari kryesor i biznesit i BioNTech, ka thënë se dërgesat e vaksinës me bazë mRNA të kompanisë këtë vit do të mbulojnë dy të tretat e popullsisë së BE-së.

Bashkimi Evropian ka administruar deri më tani rreth 105 milionë vaksina për popullsinë e tij prej rreth 450 milionë njerëzve. Shumica e vaksinave kërkojnë dy doza për të siguruar imunizim të plotë.