BE-ja do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me gjithsej 66 milion euro

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Samuel Zhbogar përmes profilit të tij në Twitter njoftoi ndihmën e BE-së për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër koronavirusit.

Marketing

“Të gjithë së bashku jemi në luftë me virusin e keq. Gjatë kësaj kohe nevoje, BE do të mbështesë Maqedoninë e Veriut deri në 4 milion euro për nevoja urgjente, 50 milion për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike, 9 milion për sektorin privat dhe deri në 3 milion euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit”, ka shkruar Zhbogar.

Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Jam krenar që edhe në këto periudha të vështira, vendet anëtare të BE-së njohën përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe vendosën të fillojnë negociatat për pranim. Udhëtimi ynë i përbashkët filloi”, shkruan Zhbogar.