BE-ja merr vendimin përfundimtar për Brexit-in

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku më 31 janar.

Marketing

Njëzeteshtatë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian miratuan marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë përmes një procedure të shkruar, tha Këshilli Evropian më 30 janar, një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi me shumicë dërrmuese në favor të marrëveshjes.

Dalja e Britanisë së Madhe nga blloku, do të hyjë në fuqi më 31 janar në mesnatë.

Tani, pritet të zhvillohen negociatat për bashkëpunimin e Britanisë së Madhe me BE-në, në të ardhmen.

Londra po kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajve.

Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit.