BE-ja miraton buxhetin 1.8 trilionësh, pasi Hungaria dhe Polonia heqin vetot

Buxheti prej 1.8 trilion eurosh i Bashkimit Evropian, që përfshin fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi, u miratua mbrëmjen e së enjtes pasi Hungaria dhe Polonia hoqën veton përkatëse.

Marketing

Votimi erdhi pasi liderët e Unionit u takuan më herët në Bruksel për një samit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Sharls Mishel konfirmoi marrëveshjen në Twitter: “Tani mund të nisim implementimin dhe të rindërtojmë ekonomitë tona”, u shpreh ai.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e mirëpriti arritjen duke shkruar në rrjetet sociale se, “Evropa ecën përpara”.

“1.8 trilionë euro për të fuqizuar rimëkëmbjen tonë dhe për të ndërtuar një BE më fleksibël, të gjelbër dhe digjitale”, tha Von der Leyen në Twitter.

Marketing