BE: Maqedonia e Veriut do t’i përforcojë punësimin, shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale

Nesër mbahet dialogu i rregullt ekonomik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sivjet me fokus të veçantë të pasojave socio-ekonomike nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Në draft konkluzionet e përgatitura nga ana e Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut ndahet fakti se dobësitë strukturore të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut janë theksuar për shkak të krizës shkencore, për shkak të së cilës nevojitet që vendi të vazhdojë me “reformat strukturore efektive dhe mirë të koordinuara” që “të zbuten pasojat e pandemisë dhe të përshpejtohet rimëkëmbja pas krizës”.

Dialogu ekonomik midis vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është një praktikë e rregullt me të cilën po shqyrtohet progresi i rajonit lidhur me reformat ekonomike dhe financiare dhe gatishmërinë e vendeve të përballen me sfidat nga anëtarësimi i ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Për Maqedoninë e Veriut do të jetë me rëndësi të madhe që t’i rrisë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, si dhe ta përforcojë sundimin e të drejtës dhe transparencës për përballje më efikase me pasojat e krizës, konsideron Unioni.

Përforcimi i shëndetit publik është një ndër reformat më të rëndësishme strukturore në të cilat Maqedonia e Veriut do të duhet të fokusohet në të ardhmen.

Në shkurt të këtij viti, Maqedonia e Veriut e ka dorëzuar programin e saj ekonomik reformues për vitin 2020-2022, derisa megjithatë rekomandimet nga maji i vitit 2019 janë “pjesërisht të implementuara” edhe pse rritja ekonomike është përforcuar, kryesisht falë kërkesës vendore dhe me mbështetje të “politikave ekspansive”, thekson dokumenti i cili duhet të miratohet nesër.

Mbetet se përmirësimi i fotografisë makroekonomike është kanosur nga kriza me koronavirusin, si në nivel vendor, ashtu edhe për shkak të varësisë së Maqedonisë së Veriut nga BE-ja, partner i saj tregtar kryesor. Për shkak të gjendjes së ndodhur, projeksionet e BE-së nga viti i kaluar tashmë nuk vlejnë.

BE-ja është e vetëdijshme se për shkak të masave për rimëkëmbjeje dhe recesionit global, Maqedonia e Veriut do të përballet me shtyrjen e afateve për uljen e borxhit publik, por pret nga autoritetet të kthehen në këtë qëllim pas goditjes fillestare mbi ekonominë.

Konkluzionet e përshëndesin edhe progresin reformues të autoriteteve mbi tregun e punës në vitet e fundit, megjithatë paralajmërohen autoritetet se kriza do t’i kanosë vendet e punës, përfshirë edhe ato të sektorit joformal.

Unioni, gjithashtu, paralajmëron se kjo krizë veçanërisht do t’i godasë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, frilenserët dhe bizneset e vogla dhe familjare, të cilave do t’u duhet ndihmë urgjente.

Marketing