BE njofton 205 milionë euro të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të japë 205 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën, për shkak të krizës humanitare që po kalon si pasojë e agresionit rus.

Marketing

“Kjo e çon ndihmën totale humanitare të BE-së si reagim ndaj luftës në 348 milionë euro, nga të cilat 13 milionë i dedikohen Moldavisë për të mbështetur personat e zhvendosur që vijnë në vend,” –tha Balazs Ujvari, zëdhënës i Komisionit të BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore.

Marketing