SHBA është deri më tani kombi më i goditur nga koronavirusi, me më shumë se 2.3 milion raste dhe më shumë se 120,000 vdekje të konfirmuara.
Vendet e BE-së kanë qenë kryesisht të mbyllura që nga mesi i marsit për të gjithë qytetarët jashtë bllokut, përveç rasteve të “udhëtimeve thelbësore”.
Në mënyrë të ngjashme dhe në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbyllën kufijtë e tyre për shumicën e shtetasve evropianë.
Por rritja e niveleve të infeksionit në disa shtete amerikane ka shqetësuar zyrtarët evropianë për mundësinë që udhëtarët të mund të shkaktojnë një valë të dytë të infeksioneve në kontinent.
Ndalimi i turistëve amerikanë mund të nënkuptojë miliona dollarë të ardhura të humbura nga turizmi për vendet që përpiqen të rimarrin veten ekonomikisht pas muajsh të bllokimeve.
Ndaj vendet e BE-së mund të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët amerikanë, për shkak të mënyrës se si Uashingtoni e ka trajtuar pandeminë, raportoi të martën The New York Times.
Ndalimi i turistëve amerikanë mund të nënkuptojë miliona dollarë në të ardhura të humbura nga turizmi për vendet që përpiqen të rimarrin veten ekonomikisht pas muajsh të tëra bllokimesh.