BE të jep dritë të gjelbër, në të kundërtën e humb kredibilitetin- porosi nga Samiti i “Ekonomist”

Me porosi deri te Bashkimi Evropian që t’i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për fillim të bisedimeve në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian për shkak se vendi atë e meriton- me Greqinë e ka zgjedhur kontestin e emrit, me Bullgarinë ka arrit Marrëveshje për fqinjësi të mirë, është shembull në rajon, por edhe në Evropë dhe e ka intensifikuar procesin reformues- ka kaluar Samitin që në organizim të “Ekonomist” u mbajt dje në Shkup.

Marketing

BE rrezikon të humb kredibilitetin nëse nuk i jep vendit dritë të gjelbër, ndërsa ajo negativisht do të ndikonte edhe mbi mbarë rajonin, kanë konkluduar pjesëmarrësit në Samitin e “Ekonomistit” në temë “Forcimi i momentit për integrim evropian”.

Rreth 450 pjesëmarrës, mes të cilëve biznesmenë të huaj, politikanë dhe menaxherë të kompanive të rëndësishme për ambicie rajonale të integrimeve euroatlantike, si dhe gazetarë kanë folur për perspektiva evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe kanë dhënë njohje për sukseset e deritanishme të vendit.
Samiti është mbajt në prag të pritjes së vendimit të pritur për ndarjen e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe fillim të erës së re në proceset eurointegruese në Ballkanin Perëndimor.

Nëse Këshilli Evropian nuk vendos pozitivisht dhe nuk jep fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do ta ndëshkojë shembullin më të mirë të shteteve në rajon, tha kryeministri Zoran Zaev në diskutimin e Samtit për Ballkanin Perëndimor të Ekonomist, që mbahet në Shkup.

Zaev potencoi se vendi tashmë 15 vjet është në pritje të BE-së dhe se e kupton që disa anëtare janë kundër zgjerimit të BE-së, por që ne nuk duam anëtarësim të menjëhershëm, por vetëm t’i hapim negociatat të fitojmë mundësi dhe ta transformojmë shoqërinë tonë.

Para të pranishmëve ka folur edhe ish kolegu i Zaevit, tani lider i opozitës greke, Aleksis Cipras.

Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras vlerëson se Marrëveshja e Prespës është fitore e diplomacisë mbi nacionalizmin, mundësi për bashkëpunim më të afërt mes të dy vendeve, kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon, gjë për të cilën angazhohet edhe Bashkimi Evropian. Me këtë tha ai, Maqedonia e Veriut tregoi se është partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe duhet të caktojë datë për fillimin e negociatave inkuadruese në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitros Papadimulis kërkoi nga Këshilli Evropian t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se ky moment pozitiv në rajon nuk duhet të lëshohet.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar se është e përkushtuar dhe do ta tregojë guximin e saj të përparojë në reformat e rëndësishme. Ndër vite keni theksuar se secili vend duhet të shkojë përpara në bazë të meritave personale. Pra dëshmojeni strategjinë tuaj dhe mos e ndërlidhni procesin e integrimit evropian të një shteti me procesin për një shtet tjetër”, tha Papadimulis.

Perëndimi duhet të dëshmojë se shembujt pozitiv duhet të shpërblehen, ndërsa Marrëveshja e Prespës ishte shembull i tillë pozitiv. Ai hapi kapitull të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dha mundësi për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe e hapi rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Prespës ka efekt edhe ndaj të gjithë rajonit, ajo është rezultat i një sërë aktivitetesh dhe është moment i rëndësishëm për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor, porositi ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel në fjalimin në Samitin e “Ekonomist”.

Miçel theksoi edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa si kyç për të ardhmen e rajonit i theksoi bisedat misi Beogradit dhe Prishtinës dhe fillimin e pritshëm të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo edhe një herë do të theksojë se Marrëveshja e Prespës është hap i jashtëzakonshëm dhe i guximshëm i liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për stabilizim dhe prosperitet të rajonit dhe për hyrje të vendit në NATO dhe BE.

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor koha në të vërtetë është e qëlluar, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull për atë si duhet të funksionojnë shtetet. Rruga nuk ishte e lehtë dhe nuk ka përfunduar plotësisht, por qartë e tregon rolin e këtij shteti në rajon.

Kjo, siç theksoi në e organizuar nga “Ekonomist” në Shkup, ambasadorja amerikane Kejt Berns, do të jetë edhe porosia që do t’ia drejtojë vendit edhe sekretari shtetëror Majk Pompeo gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut të paralajmëruar për të premten.

Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE-së sa është e mundur më shpejtë. Integroni Ballkanin në BE dhe i keni zgjidhur të gjitha problemet, tha gjatë fjalimit të tij në Forumin e “Ekonomist”, Gi Verhofshtat, ish-kryeministër i Belgjikës dhe anëtarë i Parlamentit Evropian.

“Ekzistojnë pengesa në BE dhe besoj se do të zgjidhen. Shpresoj që në tetor Këshilli Evropian të marrë vendim pozitiv dhe t’i fillon negociatat, më pas do të shohim se si do të zhvillohen negociatat”, tha Verhoftshtat.

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc vlerëson se Bashkimi Evropian në tetor duhet të japë datë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Po, definitivisht do të jetë kështu, mendoj se si personalitete duhet t’i mbajmë premtimet tona veçanërisht në jetën politike. Shpresoj se nga mesi i tetorit Këshilli do të vendosë për fillimin e negociatave inkuadruese siç ishte premtuar. Shpresoj se nuk do të anulohet sërish. Megjithatë, përvoja ime pas tre dekadash punë në institucionet evropiane dhe në politikën evropiane më tregon se asgjë nuk mund ta parashikojmë. Kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Shulc.

Nëse BE-ja nuk i përgjigjet pozitivisht përparimit të Maqedonisë së veriut, do ta minojë kredibilitetin e vet, do ta rrezikojë perspektivën evropiane të rajonit, e me atë edhe vetë procesin e zgjerimit, të tillë siç e dimë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e rezultatit të samitit të BE-së në tetor, për vendin, rajonin, por edhe për gjithë kontinentin.

Më 15 tetor do të kemi takim me historinë. Shpresoj se atëherë do ta fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Katërmbëdhjetë vjet jemi shtet kandidatë për anëtarësim, humbën një gjeneratë të tërë, duhej lidership që të kuptohet se me punën dhe mundin tonë mund ta ecim para, theksoi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup.

Për perspektivat ekonomike mes tjerash kanë folur edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe ministrja e Financave, Nina Angellova.