Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur dje në Kosovë.

Marketing

Ajo ka ardhur për herë të parë për të performuar në festivalin më të madh në vend, Sunny Hill Festival.

Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq.

Mes tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.

Krijuesja e hitit “In the name of love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.

“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.

Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit pasi kanë edhe një aheng familjar.