Bebe Rexha flet haptas për çrregullimin bipolar

Bebe Rexha ka dhënë intervistë për “Self Magazine”.

Marketing

Bebe Rexha ka folur haptas për problemet që ka me çrregullimin bipolar.

Në këtë intervistë, këngëtarja tha se vendosi të flasë haptas dhe të ndihet e çliruar, madje thotë se shpreson që ta ndihmojë dikë që ka të njëjtin problem.

“U ndjeva nervoz duke e vendosur këtë cover. Asnjëherë nuk kam dashur të gjykohem apo etiketohem si “e çmendur”. Sidomos duke qenë gra në këtë botë, ka pasur njerëz që e kanë përdorur atë kundër meje në shumë mënyra të gabuara. Por ajo që po mësoj është kjo nuk ka të bëjë me mua. Kjo ka të bëjë me atë që një djalë ose një vajzë, një burrë, ose gratë ose një person jo binar, të mos ndjehet i vetmuar kur kalojnë kohë të vështira për shkak të gjendjes së tyre mendore. Ende ekziston një stigmë e lidhur me sëmundjen mendore dhe kujdesin shëndetësor mendor dhe shpresoj se mund të ndihmoj për të bërë një ndryshim të vogël. Faleminderit @ Selfmagazine”, ka shkruar Bebe.

Çrregullimi bipolar quhet ndryshe sëmundja maniako-depresive. Karakterizohet nga periudha depresioni serioz dhe të zgjatur, që alternohen me periudha të humorit të lartë, ekspansiv ose irritues (të njohura si mani).