Bebe Rexha jep një tjetër lajm të mirë për shqiptarët

Pas vizitës në Shqipëri, Bebe Rexha ka dhënë lajmin e mirë.Këngëtarja Bebe Rexha iu gjend pranë popullit të saj pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë. Ajo vizitoi Shqiperine dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë pas tërmetit.

Marketing

Bebe pa nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa prej momenteve i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert. Gjithashtu, Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku bëjnë fuqinë e femrës.

https://www.instagram.com/p/B5p14w0FhGp/?utm_source=ig_embed