Bebe Rexha performon në “New York Fashion Week”: Të gjitha ëndrrat e adoleshencës u bënë realitet sonte

Bebe Rexha ka performuar si e ftuar speciale në “New York Fashion Week”.

Bebe Rexha, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se performoi në javën e modës në Nju Jork.

Këngëtarja ishte e ftuar nga “Sherri Hill”, ndërsa thotë se këtë e kishte ëndërr kur ishte adoleshente.

Marketing

“Të gjitha ëndrrat e mia të fëmijërisë u bënë realitet sonte. Faleminderit shumë “Sherri Hill” që më ftuat të performoj në New York Fashion Week.

Kujtojmë se Bebe Rexha ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të dhe tha se po ndihet më mirë se asnjëherë më parë.

Marketing