Bebe Rexha po vjen në Kosovë!

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale Bebe Rexha po vjen në Kosovë.

Marketing

Ajo do jetë në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.

Artistja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat unike, pritet të elektrizojë atmosferën në kryeqytetin kosovar.

“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, u tha në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.   

Marketing