Bebe Rexha është një ndër ata emra që na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë.
Suksesi i saj po arrin majat, por ajo sigurohet ta kujtojë gjithmonë origjinën e saj shqiptare.
Kur vjen puna për të folur shqip apo për të kërcyer vallen shqiptare, ajo është gjithmonë gati.
Edhe kësaj radhe Bebe Rexha na ka surprizuar duke kënduar një këngë popullore shqiptare.
Në një video që po qarkullon online, Bebe këndon në shqip siç nuk e kishim parë asnjëherë më parë.
Për t’u ndjerë edhe më krenarë për të mjafton të shihni interpretimin e saj në videon e mëposhtme, të postuar nga një llogari fansash.
https://www.instagram.com/p/BvoW3vpH2Gk/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again