Beckham vjen me ide të çmendur për t’i bashkuar Messin me Ronaldon

Legjenda e futbollit, David Beckham, është bërë pronari i klubit amerikan Inter Miami. Skuadra e tij garon momentalisht në ligën e ulëta të futbollit amerikan, por synon që të arrijë majat e këtij futbolli.
Anglezi së bashku me aksionerët e tjerë po ndërtojnë dhe stadiumin e duhur për klubin.

Marketing

Beckham ka një ide krejtësisht të çmendur për klubin e tij. “Diario Goal” raporton se pronari i klubit kërkon të tërheqë në skuadrën e tij Cristiano Ronalo dhe Lionel Messin.
Ai synon që të dy të luajnë së bashku në të njëjtin ekip, diçka e tillë duket e paimagjinueshme, por ky është projekti i anglezit për vitin 2021.

Inter Miami do të garojë në MLS në vitin 2020, por do të luajë në stadiumin e ri prej vitit 2021. Beckhami synon që të bëjë direkt impakti në MLS. Ai duhet të paguajë 75 milionë euro për secilin.

Ronaldo ka deklaruar se mund të luajë në kampionatin amerikan, ndërsa argjentinasi mund të lërë Barcelonën vetëm për një ekip jashtë Europe.