Befasi, ja pse Ronaldo njihet edhe si CR7

Është njëra prej nofkave më të njohura në botën e sportit, por çfarë do të thotë ajo dhe si erdhi të krijimi i saj?
Nofkat janë të zakonshme në botën e futbollit por më e njohura është ajo e Cristiano Ronaldos, të cilit gjerësisht i referohemi si CR7.

Marketing

Disa nga futbollistët më të mëdhenj në tokë kanë pasur nofka të tilla si; El Ilusionista (Andres Iniesta), Zizou (Zinedine Zidane), Der Bomber (Gerd Muller) apo O Fenomeno (Ronaldo Nazario) – kështu që nuk është çudi që edhe ylli portugez e ka një të tillë.

Sulmuesi i Juventusit njihet edhe si CR7 që nga shkëlqimi i tij në Manchester United dhe ai këtë emër është duke e bërë brend në tërë botën.

Kështu që si erdhi deri të kjo nofkë dhe çfarë do të thotë ajo? Portali Goal ka shikuar për origjinën e nofkës se tij dhe si është zhvilluar ajo për këto vite.

Çfarë do të thotë CR7?

Nofka CR7 është thjesht një kombinim i dy inicialëve të Ronaldos dhe numrit të tij të preferuar: Cristiano Ronaldo plus numri 7.

Pasi kishte veshur numrin 28 gjatë kohës së tij në Sporting Lisbon, Ronaldo e kishte marrë numrin e famshëm 7 kur erdhi në Manchester United, me Alex Ferguson që ishte bindur për t’ia dhënë atij numrin për të shkuar hapave të yjeve si David Beckham, George Best dhe Eric Cantona.

Ai më vonë e mori numrin 7 edhe në Kombëtare, duke e ndërruar me numrin 17 e të cilin numër e trashëgoi nga Luis Figo, dhe që nga atëherë ai ka veshur këtë numër në çdo klub që ka shkuar.

Duhet theksuar, megjithatë, që Ronaldo ishte detyruar ta vesh numrin 9 kur kishte shkuar për herë të parë në Real Madrid më 2009, për shkak të faktit se këtë numër në atë kohë e kishte legjenda Raul.

Pse quhet Cristiano Ronaldo ‘CR7

Siç kam thënë, nofka e Ronaldos CR7 është si e tillë bazike, por ajo ishte – dhe mbetet- ideale shikuar në aspektin e marketingut.

Sponsori i tij, Nike, ka pasur gjithmonë sukses të madh me një tjetër Ronaldo – që tani i referohen si diçka ‘origjinale” – duke përdorur edhe shitjen e atletëve “Mercurial” që kthehen në vitin 1998, pra po flasim për Ronaldon e brazilit.

Duke marrë inspirim nga emri brazilian dhe nga numri i tij, atletet e reja Mercurial ishin veshur edhe nga ish ylli i Botërorit 1998, por që quheshin R9.

Në këtë kuptim, CR7 ka shumë ndjekës në të njëjtën formë si nofka R9, edhe pse i pari padyshim e kaloi paraardhësin e tij në terma të statusit ikonik.

Brendi CR7

Superylli portugez ka lansuar një zinxhir hotelesh në bashkëpunim me grupin Pestana Hotel, të cilët tani njihen edhe si Pestana CR7 Hotels.

Biznesi për momentin është i vendosur në Funchal dhe Lisbon, por hotele të reja pritet që të hapen në New York, Madrid dhe Marrakech.

Çuditërisht, CR7 është edhe një brend që përdor këto shkronja edhe në galaktik pasi këtë nofka e lojtarit mori emër shumë në vitin 2015.

Emri galaktik njihet si Cosmos Redshift 7 apo Galaxy CR7 që ishte inspiruar direkt nga Ronaldo.

Marketing