Befasi për udhëtaren e dy milion-të në aeroport, vikend në Doha

Në aeroportin e Shkupit arriti udhëtarja e dy miliontë në vitin 2018. E atë e priti një befasi e këndshme.

Marketing

Kompania TAV Maqedoni që kishte dalë për ta pritur e shpërbleu atë me një vikend falas për dy persona në Doha dhe vauçer për blerje prej 200 eurove.

Këtë fat e sot e pati udhëtarja Ivana Nikollovska nga Prilepi e cila jeton në Melburn. Ajo tha se ka ardhur në Shkup për festat e fundvitit dhe se nuk e kishte menduar një surprizë të tillë.

Me orarin dimëror të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup funksionojnë 37 linja të rregullta ajrore në 35 destinacione.