Matteo Politano ka mundësinë të hy në listën e lojtarëve që do të kujtohet përherë, duke veshur fanellën e Interit dhe të Milanit.
Anësori i Interit është objektiv i Milanit për afatin kalimtar të janarit.
Mediet në Itali raportojnë për një takim mes agjentëve të futbollistit me zyrtarët e Milanit.
Lojtari duket i hapur për një transferim te Milan, që së fundi ka angazhuar edhe Zlatan Ibrahimovic.
Politano te Inter është transferuar nga Sassulo, por me ardhjen e Antonio Contes ka humbur minutat, me Antonio Candrevan që po pëlqehet më shumë në skemën e tij prej 3-5-2.