Elvana Gjata ishte pjesë e Festivalit të RTSh-së në vitin 2020, ku nuk arriti të fitojë përballë Arilena Arës, ani pse kënga e saj ishte tejet e pëlqyer.
Pas kësaj Elvana, duket se ka marrë veten dhe do të merr pjesë sërish, shkruan lajmi.net.
E një listë më të gjerë e ka nxjerrë në Instagram gazetari Andi Vrapi i cili ka ironizuar duke u shprehur se këtë vit vetëm ai ‘nuk merrka pjesë në Festivalin e Këngës’.
sipas Andit, përflitet se në garë do jenë Besa Kokëdhima, Elsa Lila, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj e Dren Abazi.
Emri më befasues është ai i Elvana Gjatës që nëse ndërmerr këtë hap, shënon rikthimin nga një eksperiencë e hidhur në edicionin e 58-të ku u mposht nga Arilena Ara duke dalë e dyta në një garë me shumë hije dyshimi.