Interi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Spezias dhe tashmë edhe zyrtarisht mund të thuhet se e ka humbur luftën për titull.
Në anën tjetër Spezia me këto tri pikë ka rritur shumë gjasat për mbijetesë. Pjesa e parë është mbyllur e barabartë pa gola, ndërsa spektakli ka ndodhur në pjesën e dytë ku u shënuan tre gola.
Sepezia ka shënuar e para me Maldinin ndërsa barazoi Lukaku me penallti. Golin vendimtar e ka shënuar Nzola nga penallti në minutën e 87-të për rezultatin 2:1.