Raportohet se Juventusi është duke e menduar seriozisht ta kthejë në klub mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidalin.
Sipas Corriere dello Sport, Juve mund të detyrohet ta forcojë mesfushën në janar, për shkak të pasigurisë rreth Emre Can, i cili është i lënduar dhe nuk dihet kur kthehet.
Si pasojë, gazeta italiane beson se kampioni i Italisë dëshiron të ribashkohet me Arturo Vidalin në janar.
Kiliani e refuzoi Interin për t’iu bashkuar Barçës në verë, por ai ka luajtur vetëm 367 minuta këtë sezon, duke qëndruar shumicën e kohës në stol.
Ai i ka fituar katër tituj të Serisë A me Juven dhe ka arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve, para se t’i bashkohej Bayern Munichut më 2015.