Befason Maluma, ja kujt ia dedikon këngën e fundit

Maluma duket se i është bashkuar si gjithë SHBA-ja (dhe një pjesë e mirë tjetër e botës) “Messi Manias”, ndërsa artisti kolumbian ka bërë me dije se projekti i tij i ri, që tashmë është publikuar, nuk është as këngë dashurie, as dedikim apo ndonjë përshkrim i aventurave të tij të verës, por është e gjitha dedikuar futbollistit argjentinas.

Marketing

Po, po, kënga e re e Maluma-s, në bashkëpunim me Yendel, i dedikohet Messi-t, kampionit të botës që javët e fundit i është bashkuar Inter Miami-t në SHBA, skuadrës së David Beckham dhe me paraqitjet e tij ka arritur të fitojë që tani një trofe për ta dhe të “mrekullojë” kontinentin që më parë ndoshta nuk e dinin se cfarë aftësisht kishte.

“Trophy” (“Trofeo”), një tribut për më të madhin, Leo Messi 10!”- shkruan Maluma bashkangjitur me postimin ku shfaqen disa momente nga klipi, ndërsa superylli argjentinas shfaqet i buzëqeshur në klip, në stadiumin “DRV PNK” me fanellën e Inter Miami, ku mban në duar kupën e fundit të fituar nga skuadra.

Maluma në fakt është fans mjaft i madh i futbollit, madje para karrierës si këngëtar ka tentuar të jetë profesionist në këtë sport, megjithatë nuk ka nevojë të jesh profesionist në futboll që të duash apo të mrekullohesh nga ajo që Messi bën.

https://www.instagram.com/p/CwVXYI2AVQq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=12d92f2b-069b-44c3-847e-f936482c6d51