Wayne Rooney do të rikthehet për të luajtur për ekipin kombëtar të Anglisë këtë muaj, sipas Sun.
Rooney, golashënuesi më i mirë në histori të “Tre luanëve”, e luajti ndeshjen e fundit për Anglinë në vitin 2016, në një fitore 3-0 ndja Skocisë, transmeton Gazeta Express.
trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pati bërë një deklaratë të bujshme në atë kohë duke e lënë Rooneyn jashtë menjëherë pasi ishte emëruar trajner, duke thënë se prioritet i kishte lojtarët e rinj.
Megjithatë, duket se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit do ta ketë edhe një mundësi të fundit për ta nderuar fanellën e “Tre luanëve” në ndeshjen e radhës miqësore të Anglisë ndaj SHBA-së këtë muaj në “Wembley”.
Rooney do të paraqitet si kapiten në këtë takim, sipas Sun, në një ndeshje për të mbledhur të holla për fondacionin e tij dhe bamirësitë tjera për fëmijë.