Begaj pritet nga Presidenti i Azerbajxhanit: Mundësi për thellim të marrëdhënieve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur sot nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.

Marketing

Presidenti shqiptar ka potencuar se bisedimet tona janë fokusuar te çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe te mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

“Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.”, ka shkruar Begaj në Facebook.