Begoviq: Kemi marrë ganaci për paga më të larta të punonjësve shëndetësorë

Kemi marrë garanci të sigurta nga kryeministri se në përfundim me tremujorin e parë nëse këto trende në ekonomi vazhdojnë se një pjesë e tyre do të shkojnë për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë, deklaroi sot kryetari i Sindikatës së Qendrës klinike, Goran Begoviq pas takimit në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se bisedimet do të vazhdojnë.

Marketing

Së bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Financave dhe Fondi për sigurim shëndetësor, potencoi, do të gjindet zgjidhje që të ulet revolti tek punonjësit shëndetësorë.

“Kur do të përfundojë tremujori, kur do të shihet në çfarë gjendje është buxheti dhe me ribalancin e tij të ri do të rriten koeficientet për punonjësit shëndetësorë. Ka mirëkuptim se nëse këto trende pozitive nga këto dy muajt e fundit lidhur me ekonominë e Maqedonisë dhe buxhetin vazhdojë në përfundim me tremujorin e parë menjëherë do të inkuadrohet çka mund nga ai buxhet, ato të ardhura sërish të futen në pagat e punonjësve shëndetësorë dhe të punësuarit tjerë në Qendrën klinike”, tha dr.Begoviq.

Ai sqaroi se kryeministri në takim u ka thënë se buxheti është votuar në Kuvend, se ka mirëkuptim të madh për personelin shëndetësorë dhe se atë që e kanë premtuar në program dëshiron dhe shpreson se deri në fund të vitit 2020 do ta realizojnë.

“Shqyrtojmë mundësi. Kemi dhënë edhe ne oferta. Së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Financave i shqyrtojmë nëse ka mundësi të gjindet zgjidhje që kjo gjendje e personelit të Qendrës klinike të qetësohet”, theksoi Begoviq.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se kanë premtim nga ministri i Shëndetësisë dhe tani edhe nga kryeministri se parkingu do të kthehet në qeverisje të Qendrës Klinike.

“Tani kërkohen mënyra si do ta menaxhojmë atë parking. Mendoj se parkingu do të jetë në kompetencë të Qendrës klinike”, shtoi dr.Begoviq.

Deri tek takimi i sotëm erdhi pas protestës së të punësuarve në Qendrën klinike pas vendimit të Qytetit të Shkupit për rritjen e çmimit të biletës mujore për parking prej 300 në 800 denarë. Pasi nuk kishte zgjidhje rreth kërkesës së tyre që të anulohet vendimi rreth kërkesës së tyre që të anulohet vendimi, ata kërkuan të bisedojnë me kryeministrin për ta shprehur pakënaqësinë nga rritja e paralajmëruar e pagave për punonjësit shëndetësorë nga janari i vitit të ardhshëm, me çka parashihet rritje e pagave të mjekëve për 10 për qind, dhe i infermiereve për pesë për qind.

Marketing