Bëhet ndërrimi i policëve në Leposaviq

V.G32 minuta më parëPërditësimi i fundit 24 Dhjetor, 2022 më pak se një minutë
Facebook Twitter Messenger

Marketing

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të bllokuar tash e dy javë në pikë kalimin kufitar në Leposaviq për shkak të barrikadave në veri, janë ndërruar sot gjatë ditës.

Ata kanë arritur rreth orës 18:30 në stacionin e policisë në Jug të Mitrovicës.

Ata kanë udhëtuar rrugëve alternative deri në Mitrovicë, ndërsa nuk dihet nëse në këtë veprim ka asistuar KFOR-i, EULEX-i apo vetë Policia e Kosovës me një plan operativ të saj të përgatitur më herët.

Mësohet se ndërrimi i policëve ka ndodhur vetëm me ata që kanë qenë në Leposaviq, por jo edhe në Jarinje./